2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasada e sqaron reagimin që Kurti e quajti “shabllon”: E bëjmë për t’i mbrojtur shtetasit amerikanë

Rekomandime

Albin Kurti, teksa komentoi rreth paralajmërimit të amerikanëve për protesten e sotme të VV’së, e quajti “reagim shabllon”. E Glauk Konjufca shkoi më tutje mbrëmë duke thënë se ambasadat nuk kanë nevojë t’i kujtojnë VV’së si të tubohen. Por, Ambasada amerikane në një përgjigje për Gazetën Express thotë se paralajmerimi i saj për protesten e VV’së është i shkruar në formë standarde dhe ka për qëllim mbrojtjen e shtetasve të saj.

Lëvizja Vetëvendosje i rikthehet sot shesheve të Prishtinës, disa ditë pasi Albin Kurti e lëshoi zyrën e Kryeministrit – por jo për protestë.

- Advertisement -

VV ka zgjedhur datën e themelimit të saj për ta organizuar atë që po e quajnë tubim, ndonëse kishin paralajmëruar protesta për të kërkuar zgjedhje të reja.

Ambasada amerikane ditë më parë ka lëshuar komunikatë, ku i kërkon stafit të saj dhe shtetasve amerikanë të evitojnë sheshet kryesore, gjatë tubimit të VV’së.

Në komunikatë, ambasada iu referua asaj që ka organizuar VV’ja si protestë (“tubim”). Lideri i VV’së, Albin Kurti tha se kjo komunikatë ishte thjesht një shabllon i lëshuar si rëndom nga ambasada.

- Advertisement -

Në një përgjigje dhënë Gazetës Express, Ambasada amerikane thotë se komunikata për tubimin e Vetëvendosjes ishte një formë standarde, që përdoret në mbarë botën për t’u bërë thirrje shtetasve të vet për kujdes, sa herë që organizohen tubime.

Po. Pjesë e rolit të ambasadës amerikane është që të garantohet siguria për qytetarët amerikanë dhe kur të bëhen njoftime për ngjarje të mëdha, ne e shfrytëzojmë sistemin e mesazheve standarde për t’i bërë thirrje komunitetit për vetëdijesim.

- Advertisement -

Nuk është një miratim, indikacion apo spekulim nga ana jonë në atë se çfarë ndodhë apo nuk ndodhë në event.

Këto mesazhe janë procedura standarde operuese mbarë botën dhe përdorim gjuhë të ngjashme të sigurojmë një proces transparent”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ambasada amerikane në komunikatën e saj të lëshuar në fillim të javës thanë se tubimet e mëdha kanë potencial për t’u shndërruar në të dhunshme.

Disa ngjarje janë paralajmëruar nga 10 deri më 17 qershor, 2020. Këto ngjarje përfshijnë, por jo vetëm, përvjetorin e 21-të të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje.

VV-ja po organizon një protestë “tubim” më 12 qershor, në sheshin ‘Skënderbeu’, Prishtinë.

Personeli qeveritar amerikan dhe qytetarët amerikanë këshillohet të shmangin zonat e demonstratave dhe të jenë të kujdesshëm nëse gjenden në afërsi të ndonjë tubimi të madh, proteste apo demonstrate.

Edhe tubimet e proklamuara të qeta shpejt mund të shndërrohen në të dhunshme.

Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19”- njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti dje tha se diçka e tillë nuk do të ndodhë në tubimin e VV’së dhe tha se ambasada ka lëshuar një njoftim shabllon.

Ata e kanë një komunikatë shabllon që e përdorin kur ka tubime.

Tubimi është paqësor, publik. Do të ketë protesta, kjo është e pashmangshme, por të premten e 12 qershorit nuk do të jetë e tillë”, ka thënë Kurti një ditë para protestës.

Ndërkaq, anëtari i kryesisë së LVV’së, Glauk Konjufca tha dje se janë të vetëdijshëm për rrezikun e përhapjes së koronavirusit dhe për këtë do të kujdesën, pa pasur nevojë që ambasadat t’i përkujtojnë rreziqet.

Nuk ka nevojë të na përkujtojnë ambasadat e askush si të mbajmë tubime.

Ne e dimë se nëse pesë mijë veta grumbullohen ngjit njëri me tjetrin përhapet koronavirusi. Për atë arsye tubimi do të mbahet me pika që kanë distancë dy metra”, tha Konjufca në Dukagjini.

Analisti Fitim Salihu beson se ambasada amerikane nuk ka lëshuar komunikatë mbi ndonjë paragjykim apo spekulim për Vetëvendosjen, por janë të informuar për mbarëvatjen e saj.

Ambasada nuk reagon bazuar as në inate, as në paragjykime, as në spekullime.

Çdo paralajmërim të saj rreth situatës së dyshimtë të sigurisë, Ambasada Amerikane e bazon mbi informacionet dhe inteligjencën e saj të kualifikuar.

S’kam dyshim që edhe kësaj radhe ka qenë asisoj”, ka thënë Salihu për Gazetën Express.

Lëvizja Vetëvendosje e ka paralajmëruar që sot ta mbajë tubimin në sheshin kryesor të Prishtinës, për nder të 15-vjetorit të themelimit të saj, që përkon me përvjetorin e Clirimit të Kosovës.

LVV’ja ka paralajmëruar protesta ku do të kërkojë zgjedhje, pasi Gjykata Kushtetuese, me aktgjykim të datë 28 maj, i dha të drejtë Avdullah Hotit të dalë në votim për t’u bërë kryeministër.

Para këtij tubimi zyrtar, në sheshet e Prishtinës janë bërë disa “prova” nga LVV’ja, ku ilustrohej se si do t’i pushtonin rrugët për të shprehur paknaqësinë e tyre që nga dekreti i Presidentit Hashim Thaci për mandatimin e Hotit, e deri te formimi i Qeverisë së re, që i mori Kurtit postin e kryeministrit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit