1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Ambasadori amerikan: Askush të mos harrojë apo mohojë se çka ndodhi këtu

Rekomandime

Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të masak*rës së Reçakut.

Në këtë ceremoni, Hovenier tha se ndihet i nderuar të përfaqësojë ShBA-në, sidomos pasi kjo e fundit ishte një aleate e Kosovës për vite të tëra.

- Advertisement -

“Jam i nderuar që jam këtu si përfaqësues i popullit amerikan për të nderuar dhe përkujtuar ata që humbën jetën këtu në Reçak, 23 vite më parë” tha Hovenier.

Gjatë fjalimit të tij ai kujtoi bisedën me William Walker, i cili veçse kishte ekzaminuar të gjithë ngjarjen dhe dëshmitë mbi këtë masak*ër.

E mbaj mend shumë mirë si zyrtar i ShBA në OSBE, kisha një marrëdhënie të afërt me William Walker, i cili ishte shef i misionit verifikues të Kosovës. Më thirri në telefon sapo ishte larguar nga Reçaku, tashmë i përqendruar në rekomandimet e tij në OSBE për vr*asjes brutale mbi civilët e pambrojtur” shtoi Hovenier.

- Advertisement -

Ambasadori bëri thirrje të mos harrohet e as mohohet ajo çka ndodhi në Reçak.

“Askush të mos harrojë apo mohojë se çka ndodhi këtu ose përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët u ngriten në mbrojtje të popullit të Kosovës” deklaroi ambasadori.

- Advertisement -

Ai përkujtoi edhe një herë përkushtimin e ShBA-së në vënien e drejtësisë dhe përkrahjen kundrejt Kosovës, teksa shtoi se mohimi i këtyre krimeve çnderon kujtimin e të vr*arëve.

“Pranimi i këtyre KRlMEVE është jetik” përfundoi ambasadori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit