2.6 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ambasadori Amerikan Godfrey: Ballkani e ka vendin në Perëndim

Rekomandime

Ambasadori i SHBA’ve në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht qëllimin e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ambasadori amerikan Godfrey paraqiti edhe qëndrimin e SHBA’ve për Ballkanin perëndimor e sqaroi edhe integrimin në organizata ndërkombëtare.

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Perëndim duhet të përfundohet. Për ne kjo do të thotë- anëtarësim në Bashkimin Europian për të gjithë dhe anëtarësim në NATO për ato shtete që duan” tha Godfrey.

Ai ka shtuar se vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të emëruar emisar për bisedimet Beograd-Prishtinë tregon mbështetje për dialogun e nivelit të lartë.

- Advertisement -

Duke folur në një panel mbi marrëdhëniet Serbi-SHBA, ai tha se Serbia është një udhëheqëse politike dhe ekonomike në rajon dhe luan një rol kryesor në stabilitetin e rajonit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit