1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ambasadori amerikan në Beograd: Pyes veten pse Serbia shpenzon aq shumë në armatim

Rekomandime

Ambasadori amerikan në Beograd Anthony Godfrey, ka pyetur se pse Serbia po shpenzon aq shumë në armatim në vend se të investojë në infrastrukturë.

Godfrey duke folur në TvPrva tha se ShBA-ja nuk e sheh si kërcënim Serbinë por është e rëndësishme se si Serbia i trajton fqinjët dhe se si ata e shohin atë.
Godfrey tha se pret gjithashtu që Kosova dhe Serbia të gjejnë zgjidhje sa i përket dialogut.

- Advertisement -

“Unë nuk mund të përcaktoj një zgjidhje për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara ose Rusinë, sepse atëherë ajo nuk do të jetë e përhershme,” tha Godfrey, duke u shprehur se pret që Beogradi dhe Prishtina do të bëjnë përparim më të madh në normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.

Tutje diplomati amerikan tha se pret që Serbia të furnizohet me gaz nga Greqia.

“Nëse mbështetesh në Rusinë do të jetë më e vështirë për të arritur një çmim të mirë. Për të ardhmen afatgjatë të energjisë, diversifikimi është më i miri për Serbinë, sepse do të ketë një çmim më të mirë. Presim që Serbia të furnizohet me gaz nga Greqia”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit