4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ambasadori amerikan në Rusi do të kthehet në ShBA, siç i rekomandoi Moska

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Moskë, John Sullivan, tha se do të kthehet në atdhe për konsultime, disa ditë pasi qeveria ruse i rekomandoi që të largohet nga vendi gjatë asaj që e quajti “situatë jashtëzakonisht të tensionuar”.

Largimi i diplomatit amerikan do t’i lërë ambasadat e të dyja vendeve pa shefat e tyre në një moment jetik, kur Uashingtoni dhe Moska i kanë vendosur sanksione njëra tjetrës, kur ushtria ruse është grumbulluar afër Ukrainës dhe në kohën e shqetësimeve rreth shëndetit të opozitarit të burgosur rus, Aleksei Navalny, shkruan The Guardian.

- Advertisement -

“Besoj se është e rëndësishme për mua që të flas drejtpërdrejt me kolegët e mi të rinj në administratën e Bidenit në Uashington rreth gjendjes aktuale të marrëdhënieve dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan.

“Gjithashtu, nuk e kam parë familjen time për më shumë se një vit dhe kjo është një tjetër arsye e rëndësishme që të kthehem për një vizitë në shtëpi. Do të kthehem në Moskë në javët në vazhdim para ndonjë takimi mes presidentëve Biden dhe Putin”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndryshe, Rusia e thirri për konsultime ambasadorin e saj në Uashinton, Anatoly Antonov, muajin e kaluar, pasi presidenti amerikan tha se mendon që Putini është vr.asës dhe se ai do të paguajë një çmim për ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së vitin e kaluar.

- Advertisement -

Marrëdhëniet mes dy fuqive botërore janë tensionuar kohëve të fundit. ShBA-ja javën e kaluar dëboi dhjetë diplomatë rusë. Ndaj kësaj mase reagoi menjëherë Rusia, e cila dëboi dhjetë diplomatë amerikanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit