-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasadori britanik çuditet me pasurimin e shpejtë të kosovarëve dhe me veshjet e shtrenjta

Rekomandime

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së bashku me Ambasadën Britanike kanë organizuar punëtorinë “Pastrimi i parave/riparimi i aseteve”.

Ambasadori britanik, Nicholas Abbot, deklaroi se me konfiskimin e pasurisë së paligjshme do të kthehej besimi në drejtësi.

- Advertisement -

Abbot theksoi se njerëzit në Kosovë bëjnë jetë luksoze e cila nuk mund të arrihet vetëm me një punë normale.

Andaj siç tha ai Britania do të ndihmojë Kosovën në luftimin e krimeve ekonomike në mënyrë që të ketë zbatim të ligjit.

“Me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme do të kthehet besimi në drejtësi dhe do të rritet kostoja e dënimeve të veprave penale. Kosova është një vend në zhvillim, shohim hotele dhe kafiteri luksoze, veshje dhe mënyra e të jetuarit në shpërputhje”.

- Advertisement -

“Kjo nuk bëhet nga puna e rregullt, ju duhet ta hetoni të shkatërroni skemat e parasë. Jo vetëm dënimet dhe konfiskimet varet nga ju. Puna e juaj nuk është e lehtë dhe pastrimi i parasë ka përmasa globale. Çfarëdo dështimi të konfiskimit të parasë do të reflektoj në vendet e tjera përfshirë edhe Mbreterinë e Bashkuar”.

“Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në këtë fushë. Në kudër të këtij procesi ne do të mbështesim një varg listash, si vlerësimin rajonal dhe financimin terrorizmit, zbatimi i ligjit dhe mbi të gjithë luftimi i korrupsionit”, ka thënë Abbot, raporton EO.

- Advertisement -

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK), Skendër Çoçaj, tha se krimet ekonomike kanë marrë përmasa globale. Sipas tij, ende punë që Kosova të luftojë këto dukuri negative.

“Konfiskimi i parave është shkelej e ligjit. Kjo ka marrë përmasa për shkak të ligjshmërisë ekonomike dhe element që ndikon në lehtësimin e veprave penale. Paraja po lëviz me lehtësi kudo në botë. Kriminelët e fshehin pasurinë e tyre në mënyrë të paligjshme. Ndaj këtij fenomeni as ne nuk kemi mbetur imun dhe kjo po rritet”.

“Kosovës i mbetet punë dhe përkushtim që të arrijmë objektivat për të luftuar këtë fenomen negativ”, tha Çoçaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit