-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ambasadori gjerman e kundërshton gazetarin serb: Politika jonë ndaj jush s’ndryshon asnjëherë

Rekomandime

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb nuk mendon se BE-ja dhe SHBA-ja po tregohen të buta me palën e Kosovës. Ai ka thënë se pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Gjermani në shtator, nuk do të ketë ndryshime thelbësore në politikën e Gjermanisë ndaj Serbisë.

Scheib s’u pajtua me gazetarin e mediumit serb “Kurir” (medium i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq), kur ai e pyeti nëse BE-ja dhe SHBA-ja po tregohen të buta ndaj Kosovës.

- Advertisement -

“Ne presim që të dyja palët t’i qasen këtyre negociatave në mënyrë konstruktive dhe ne jemi duke informuar qartë autoritetet, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. Sigurisht, është e rëndësishme që të ketë një nivel të caktuar të besimit të ndërsjellë nga të dy palët. Kjo është arsyeja pse është mirë që presidenti (Aleksandër) Vuçiq dhe kryeministri (Albin) Kurti u takuan personalisht”, tha Schieb.

Ai theksoi se është e rëndësishme që të dy palët ta respektojnë parimin e marrëveshjes dhe zbatimit.

I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori gjerman kujtoi se Kombet e Bashkuara e kanë autorizuar BE-në që të ndërmjetësojë në dialog dhe theksoi se amerikanët konfirmuan gatishmërinë e tyre për ta mbështetur këtë proces nën ndërmjetësimin e BE-së.

- Advertisement -

“Do të ishte mirë që sinjale pozitive të mbërrinin gjithashtu nga Moska”, tha ai.

Schieb gjithashtu iu referua shfaqjes së shumë “non-papers” në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe theksoi se pozicioni i Gjermanisë është i qartë – nuk ka ndryshime kufijsh sepse, siç tha, kjo do të krijonte probleme shtesë në vend të zgjidhjes së atyre ekzistuese, të cilat do të rezultonin në destabilizim të rrezikshëm të rajonit.

- Advertisement -

“Ndonjëherë diskutimi i drejtuar emocionalisht rreth të ashtuquajturve “non-papers” me origjinë të papërcaktuar është i përshtatshëm për ta larguar vëmendjen nga tema të rëndësishme që e përfaqësojnë një sfidë, dhe kjo është përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe pajtimi me vendet përreth”, tha ambasadori gjerman.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit