2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ambasadori gjerman përsëri “godet” Serbinë

Rekomandime

“Sipas mendimin dhe bindjes time krahasime të tilla janë të pashembullta, unë qëndrimin tim e kam shprehur në TV”, ka thënë ambasadori gjerman Tomas Schib duke përsëritur se “bobardimi i NATO-së në SRJ ishte mjeti i fundit për ndaljen e gjnocidit”, ndërsa krahasimi me operacionet në Iuftën e dytë botërore janë pa vend.

- Advertisement -

“Për të kuptuar vendimin e bmbardimeve, duhet shikuar zhvillimin e rrethanave para vendimit. Me muaj është kërkuar zgjidhje diplomatike për evitimin e Iuftës që u nis nga presidenti i atëhershëm Millosheviq. Tek pastaj kur ato përpjekje dështuan u morr vendimi për aksion ushtarak”, tha Schib.

“Sipas bindjes së fortë të Gjermanisë dhe partnerëve të NATO-së, në ato rrethana të jashtëzakonshme dhe situatës së krizës kur në mënyrë masovike po shkeleshin të drejtat njerëzore në Kosovë ishte e arsyeshme përdorimi i mjetit të fundit”, tha ai.

Sipas tij situata në Kosovë është përshkruar në rezolutën e KS OKB numër 1199 nga 23 shtatori deri 24 tetor 1998, ku “padyshim konstatohet gjendja dhe kërcënimi për paqen në regjion”.

- Advertisement -

“Bashkësia ndërkombëtare ka shterur mjetet në përdorim për zgjidhje paqësore të konfIiktit, prandaj vendimi sipas komentimit juridik të Gjermanisë nuk shkel të drejtën ndërkombëtare”, tha ai

Schib tha se “aksioni ushtarak në vitin 1999 nuk ishte drejtuar kundër popullit serb”, por” qëllimi ishte mbrojtja e popullatës civile në Kosovë”.

- Advertisement -

“Secila jetë e humbur përbën tragjedi, në atë aspekt na vjen keq” tha ai në emisionin “Këndi i drejtë” te gazetarja Ljubica Gogiç, duke shtuar se shpreh përkulje për vlktimat e pafajshme që humbën jetën në bmbardimet e 1999” tha ai.

Ai shprehu kundërshtimin e krahasimit me përndjekjen naiste dhe Iuftën e dytë botërore, që padyshim ishte keqbërëse me çka Gjermania pu.shtoi Evropën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit