Ambasadori gjerman, Christian Heldt, sot është larguar nga Kosova pasi ka përfunduar misionin e tij diplomatik.
Heldti, ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter në Aeroportin e Prishtinës, duke shkruar se po e pi makiaton e fundit të mrekullueshme para largimit, nga Kosova.
“Kjo është kur e di se koha mbaroi.
Portreti im në galerinë e Ambasadës gjermane së bashku me paraardhësit e mi dhe pierjen e makiatos së fundit kosovare të mrekullueshme në aeroport”, ka shkruar Heldti.