2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ambasadori hungarez shuan shpresat serbe se Hungaria mund ta ç`njoh Kosovën

Rekomandime

Ambasadori hungarez në Kosovë Atila Pinter duke folur për portalin serb “Kosovo-online” që vepron në Kosovë, në pyetjen direkt nëse Hungaria do tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar se “ajo çështje nuk është as në rend dite”, duke shuar shpresat serbe për këtë.

Ndërsa në konstatimin se ekzistojnë disa politikanë që deklarojnë se Hungaria do duhej të tërhiqte njohjen e pavarësisë së Kosovës, ambasadori hungarez Pinter tha se konsideron se kjo çështje nuk është në rend dite.

- Advertisement -

“Natyrisht ne jemi të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e kësaj çështje, mirëpo, duhet të them se kjo nuk është në rend të ditës së politikës së jashtme hungareze” u përgjigj Pinter.

Lidhur me qëndrimin e Hunagarisë për zgjerimin e BE në Ballkan, sipas tij qëndrimi hungarez dihet dhe ajo do vazhdojë edhe në vitin 2022 të mbështes zgjerimin.

“Nuk ka dyshim në qëndrimin e Hungarisë, rolin kyç në zgjerimin e BE-së e ka Serbia. Në këtë kuptim edhe në këtë vit nuk ka ndryshime, konsiderojmë se procesi i zgjerimit duhet të sjell frymë të re dhe është e nevojshme të i tregohet se BE është në gjendje të pranojë anëtar të rinj dhe të integrojë. Pikërisht në lidhje me këtë në komisionin për periudhën 2019-2024, Hungaria ka kërkuar pozitën e komisarit për zgjerim që u plotësua nga Oliver Varhelji. Komisari e njeh mirë Ballkanin, ka përvojë diplomatike dhe është i përkushtuar zgjerimit të suksesshëm” tha Pinter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit