4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ambasadori i Francës në Serbi: S’e përkrahim aplikimin e Kosovës në KE, veprim i njëanshëm

Rekomandime

Pierre Cochard, ambasadori i Francës në Serbi ka thënë se nuk e mbështesin veprimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, meqë e konsiderojnë si “veprim të njëanshëm”.

Cochard ka thënë se mbështesin përpjekjet e Miroslav Lajcak dhe ftesën që kancelari gjerman ua kishte bërë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, derisa ka thënë se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka qenë vendim i njëanshëm dhe se Franca nuk e mbështet.

- Advertisement -

Këtë Cochard e ka thënë me arsyetimin se dialogu është prioritet.

“Ne mbështesim përpjekjet e Miroslav Lajçakut, mbështesim ftesën e Gjermanisë për presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet. Temat prioritare janë: Asociacioni i komunave serbe, energjia dhe çështjet e personave të pagjetur. Kjo është prioritet për ne”, ka thënë ambasadori i Francës në Serbi në një intervistë për TV Nova S.

Ai tutje ka dekalruar se i kuptojnë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në instancat evropinane dhe se mirëpresim qëndrimin e Kosovës karshi zhvillimeve në Ukrainë, por thekson se veprimet e njëanshme nuk i bëjnë gjërat më të lehta dhe se çojnë në tensione.

- Advertisement -

I pyetur nëse Franca do të votojë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadori Cochard tha se për momentin nuk është ngritur një pyetje e tillë, meqë do të kërkohet mendimi i Asamblesë Parlamentare dhe pastaj të rishqyrtohet kandidatura.

“Prioriteti i Francës është të bëjë gjithçka, së bashku me partnerët tanë evropianë, veçanërisht me Gjermaninë, për të vazhduar dialogun mbi baza të qëndrueshme dhe kjo është ajo që është urgjente. Pra, ne besojmë se lëvizjet e njëanshme nuk janë të dobishme dhe mund të mbytin një proces tashmë të ndërlikuar. e cila nuk ka përparuar shumë muajt e fundit”, është shprehur Cochard.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit