4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ambasadori i Palestinës: Jemi miq të Serbisë nuk e njohim Kosovën, por Jeruzalemi është vijë e kuqe për ne

Rekomandime

Ambasadori palestinez Mohamed Nabhan i tha se “nuk do të ndryshojnë ende qëndrimin ndaj Serbisë”.

- Advertisement -

“E mbështesim Serbinë në synimet e saj për të ruajtur integritetin territorial të vendit të saj, e respektojmë Rezolutën 1244, si dhe Rezolutën 478,” thotë ai, transmeton Bota sot. “Do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që askush të mos e shkel atë ligj ndërkombëtar, veçanërisht kur bëhet fjalë për Jeruzalemin,” ka thënë ai për N1-në.

Nabhan tha se kur ka dëgjuar se Serbia kishte nënshkruar se do ta zhvendoste ambasadën në Jeruzalem, në fillim ndjeu dhimbje.

“Për shkak se ne e konsiderojmë veten miq shumë të ngushtë me Serbinë dhe popullin serb, megjithatë, unë gjithashtu e vlerësoj presidentin Vuçiq, i vlerësoj qëllimet dhe politikën e tij, dhe vlerësoj miqësinë që ai me të vërtetë po përpiqet të promovojë me ne, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër për të thënë që Jeruzalemi është një vijë e kuqe për ne, ne nuk mund të pranojmë askënd që lëviz ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jeruzalem, ”thotë ai.

- Advertisement -

Ai shprehu besimin se ky hap, megjithatë, nuk do të ndodhë.

“Për shkak se të gjithë e dinë, përfshirë edhe amerikanët, që Jeruzalemi është më i rëndësishmi për ne në të gjitha këto. Presidenti Trump na ka ofruar 100 miliardë dollarë për të heshtur për zhvendosjen e ambasadës së tij në Jeruzalem,” thotë ai.

- Advertisement -

Siç tha ai, “ai nuk duhet të kishte guximin të flasë paraprakisht se çfarë do të ndodhë”.

“Ne po ndjekim hapat, hap pas hapi. Shpresoj që kjo të mos ndodhë, sepse do të shkaktonte dëm të madh në të gjithë situatën, nuk besoj se do të ndodhë. Unë jam akoma i bindur fort për miqësinë midis popullit palestinez dhe serb. Ne edhe më tej nuk do ta ndryshojmë gjithmonë qëndrimin tonë ndaj Serbisë” thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit