-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ambasadori i Palestinës në Beograd: Respektojmë qëndrimin e Serbisë, nuk e njohim Kosovën

Rekomandime

Si e shihni dikë që vjen dhe hap një ambasadë në Prishtinë?! A është në rregull me ju? – tha sot për TV Prva, Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohamed Nabhan, i cili iu bashkua programit drejtpërdrejt nga Gaza.

Ai kundërshtoi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por ai gjithashtu është kundër që Serbia të lëvizë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

- Advertisement -

“Për shkak se Jerusalemi është një qytet i pushtuar. Jerusalemi Lindor është një qytet i okupuar. Ju lutem, si e shihni dikë që vjen dhe hap një ambasadë në Prishtinë?! A është në rregull për ju?!”, tha Nabhan.

Palestina mbështet Serbinë në pozicionin e saj për çështjen e Kosovës dhe ajo pret të njëjtën gjë nga Serbia, kur bëhet fjalë për dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara – njëra për Kosovën, tjetra për Jerusalemin.

“Ne nuk e pranojmë atë për shkak të Rezolutës 1244 dhe qëndrimit të Serbisë ndaj kësaj”, tha Nabhan.

- Advertisement -

Në të njëjtën kohë, ai thekson se ata presin të njëjtën gjë nga miqtë e tyre, “Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga të gjithë miqtë tanë të respektojnë pozicionin tonë dhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Lidhur me Jerusalemin, ekziston Rezoluta 478, e cila u kërkon të gjitha vendeve të botës të mos lëvizin dhe të mos e njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Është e qartë dhe natyrisht, kushdo që e bën këtë, se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona me të”.

Nabhan iu bashkua emisionit në të cilin ishte mysafir ambasadori izraelit në Serbi, Jahel Vilan, dhe me të cilin kishte një polemikë të mprehtë në lidhje me situatën në Gaza.

- Advertisement -

Përplasjet midis Hamasit Palestinez dhe ushtrisë Izraelite janë duke u zhvilluar, më e ashpra që nga viti 2014.

Të dy ambasadorët nuk ranë dakord as për çështjen e Kosovës. “Është arritur një marrëveshje, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem”, tha Vilan.

Sipas marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia ka edhe dy muaj e gjysmë kohë për të lëvizur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Deri më tani, vetëm Kosova ka hapur një ambasadë në Jerusalem nga kontinenti i Evropës dhe promovuesi i marrëveshjes së Uashingtonit, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u mburr publikisht vitin e kaluar se Serbia është “vendi i parë evropian i krishterë” dhe Kosova “vendi i parë evropian mysliman” që do të kenë ambasada në Jerusalem, percjell Telegrafi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit