-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ambasadori i Palestinës në Serbi, Kosova në rrezik t’i humb deri në 30 njohje

Rekomandime

Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohamed Nabhan ka konfirmuar se për shkak të vendimit të autoriteteve në Prishtinë për të hapur një ambasadë në Jeruzalem, Palestina u kërkoi vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OKI) të ndërpresin marrëdhëniet me Kosovën, dhe shumë prej tyre do të tërheqin njohjen e saj,

- Advertisement -

Kërkesa u shkrua nga Ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad el Malki, në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKI-së.

Siç shpjegoi El Malki, marrëdhëniet duhet të ndërpriten sepse Kosova me vendimin e saj shkel ligjin dhe rezolutat ndërkombëtare, por gjithashtu sulmon hapur popullin palestinez dhe të drejtat e tij.

Nëse anëtarët e OKI-së do të pranonin kërkesën palestineze, Prishtina do të përballej me një humbje të madhe të mbështetjes – shkruan Alo.rs – sepse pavarësia e Kosovës u njoh nga 30 nga 57 vendet në organizatë dhe e cila njohje, sipas ambasadorit Nabhan, tani mund të tërhiqet.

- Advertisement -

Ai tha se vendimi i Prishtinës për të hapur një zyrë përfaqësimi në Jeruzalem u dënua nga të gjitha vendet anëtare të Lidhjes Arabe dhe OIS, por që duhet të ndërmerren hapa konkretë në mënyrë që qeveria në Prishtinë të dijë si të sillet në skenën ndërkombëtare.

“Ndërprerja e bashkëpunimit mund të nënkuptojë mbylljen e ambasadave nëse i kanë ato në Prishtinë ose nëse kanë ndonjë marrëveshje, për t’i vendosur ato në akull. Kjo do të thotë shumë”, tha Nabhan.

- Advertisement -

I pyetur nëse kjo mund të nënkuptojë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ambasadori u përgjigj në mënyrë pozitive dhe tha se kjo ishte gjithashtu e mundur.

“Nëse Kosova insiston në atë që po bën, me siguri do të pasojë. Ky është hapi i dytë”, tha ambasadori.

Duke folur për pozicionin e Palestinës në lidhje me njohjen e Kosovës, ai tha se është ende e njëjtë dhe se vendi nuk e njeh Kosovën.

“Ne e njohim Rezolutën 1244 dhe e njohim Serbinë brenda kufijve të përcaktuar në atë rezolutë. Prandaj, ne ende nuk e njohim Kosovën dhe nuk do ta bëjmë atë në të ardhmen e afërt”, theksoi ambasadori Nabhan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit