1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasadori Izraelit në Beograd i mbyll gojën Vuçiqit: Puna e Kosovës ka marr fund është kryer

Rekomandime

Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 4 shtator dhe se puna e njohjes reciproke më nuk është çështje diskutimi.

- Advertisement -

Vilan ka thënë se tashmë Izraelit i mbetet të shohë se si një v eprim i tillë të mos ndikojë në raportet në mes të Izraelit dhe Serbisë.

“Nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë ose jo Kosovën, sepse Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator, dhe tashmë na mbetet të mos lejojmë që një v eprim i tillë të ndikojë në raportet në mes të Serbisë dhe Izraelit”, ka thënë Vilan.

Tutje Vilan ka thënë se Izraeli s’ka nënshkruar asgjë në Izrael dhe që s’ka qenë pjesë e Samitit në Washington, derisa shton se njohjen reciproke e ka mirëpritur kryeministri izraelit.

- Advertisement -

Ambasadori izraelit ka treguar se Vuçiqit nuk i ka pëlqyer vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se nuk mbështet një vendim të tillë të Izraelit.

Megjithatë, Vilan thonë se Izraeli është shtet i pavarur dhe se vendimi për njohjen e Kosovës është vendim shtetëror.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit