1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ambasadori kroat në Tiranë: ‘Ballkani i Hapur’ po e legjitimon ‘Botën Serbe’

Rekomandime

“Bota serbe po legjitimohet përmes nismës ‘Ballkani i Hapur”. Kështu deklaroi ambasadori kroat në Tiranë Zlatko Kramaric, në një intervistë për Albania Daily News, ku foli lidhur me zhvillimet e fundit dhe trazirat politike në Ballkanin Perëndimor.

Kramaric, i shqetësuar, bëri thirrje që të rishikohen pasojat e mundshme politike që mund të sjellë kjo nismë, që sipas ambasadorit kroat po legjitimon botën serbe me mbështetjen e ndërkombëtarëve.

- Advertisement -

“Narrativa serbe në atë kohë ishte e kontaminuar me mitin e territorit. Në këtë kontekst, është shumë e rëndësishme të njihen, me kohë, derisa të jetë tepër vonë, të gjitha pasojat e mundshme politike pas frazës ‘të pafajshme’: ‘bota serbe’, e cila ngadalë por me siguri po legjitimohet përmes nismës Ballkani i Hapur.

Dhe me mbështetjen ndërkombëtare.

Pasi që është e gabuar të reduktohet roli i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi në çështjen e lirisë fetare.

- Advertisement -

Fatkeqësisht, disa nga kolegët e mi priren t’i thjeshtojnë këto procese të rrezikshme politiko-fetare.

E përsëris, është shumë e rëndësishme të zbulohen saktë dukuritë në shoqëri”, u shpreh ambasadori kroat në Shqipëri.

- Advertisement -

Kramaric nuk i kurseu kritikat as për ndërkombëtarët, që sipas tij e mbështesin nismën “Ballkani i Hapur”.

Ambasadori u shpreh se ndërkombëtarët reagojnë me vonesë ndaj akteve të tilla, madej edhe kur reagojnë është jo e mjaftueshme.

“Ndonjëherë kam një ndjenjë që komuniteti ndërkombëtar ende nuk ka mundur të shpëtojë nga sindroma e lëshimeve të pafundme ndaj ‘diktatorëve të vegjël’, të cilët nëse nuk ndalen në kohë, mund të shkaktojnë një katastrofë në shkallë globale.

Pra, ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar, Amerika dhe BE-ja të përfshihen në mënyrë më aktive dhe efektive në zgjidhjen e krizës ballkanike për të mos thënë se jemi vonë dhe se është bërë shumë pak”, deklaroi ambasadori kroat në Tiranë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit