Beogradi mund të jetë “absolutisht i sigurt” se Moska nuk do të ndërrojë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës, ka thënë ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Botsan Harçenko.
Në një intervistë për agjension serb të lajmeve “Tanjug”, Harçenko e siguron publikun serb se Rusia do të qëndrojë përkrah Serbisë në kundërshtimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.
“Asgjë nuk ndryshon këtu, bashkëpunimi jonë sa i përket Kosovës në institucione ndërkombëtare vazhdon, në rend të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku Rusia është Anëtare e Përhershme”, ka thënë ambasadori rus.
“Qëndrimi ynë është pjesë e marrëdhënieve tona vëllazërore, dhe e dyta është që Rusia është e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe beson se Rezoluta 12/44 e KS OKB-së është baza për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, shtoi ai.
Pyetur se a pret që Serbia mund të ndërrojë qëndrim dhe të vendos sanksione ndaj Serbisë, Harçenko tha se “nuk e kam këtë përshtypje”.