1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ambasadori rus “bubullon” nga Beogradi: Është e pamundur zgjidhja e çështjes së Kosovës prapa shpinës së Serbisë

Rekomandime

“E pamundur të imponohet zgjidhja e çështjes së Kosovës nga jashtë dhe çdo zgjidhje e tillë nuk mund të jetë e përhershme. Aspak nuk mendojmë se është i mundshëm ndonjë marrëveshje me ndonjë nga faktorët ndërkombëtar dhe vendet tjera prapa shpinës së Serbisë. Për ne më i rëndësishmi është qëndrimi i Beogradit dhe dialogu i hapur me Beogradin që është faktori kyç në gjithë këtë tregim” ka thënë ambasadori rus në Serbi Aleksandar Bocan-Harçenko në përgjigje nëse fuqitë e mëdha në bazë të interesave të veta mund të “dizajnojnë” hartën e Ballkanit prapa shpinës së Serbisë, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

- Advertisement -

Shkas për këtë spekulim ishte intervista e paradokohshme e ambasadorit rus në një gazetë serbe që ka nxitur reagime të ashpra. Ndonëse ambasadori prapë përsëriti angazhimin rus për rezolutën 1244, në opinion janë paraqitur spekulime kontroverse nga njëra anë se formati i bisedimeve do të ndryshoj dhe në to direkt do angazhohet edhe Rusia, nga ana tjetër se fuqitë e mëdha po “dizajnojnë” hartën e Ballkanit.

“Nuk kam pritur se intervista do ngjallë reagime, tema ishte përvjetori i 75-të i fitores ndaj fashizmit dhe ngjarjet në planin ndërkombëtare në lidhje me atë datë madhore. Për Kosovën qartë dhe zëshëm kam thënë se nuk kam pas qëllim të shtojë diçka të re. Nga ajo ka rrjedh kinse ne po duam rezolutë të re që nuk është rast. Fjalët janë nxjerr nga konteksti. Sa i përket Rusisë, ajo është vendi i parë që kërkon kur bëhet fjalë për Kosovën të veprohet në bazë të rezolutës që është në fuqi. Kam thënë dhe mund të përsëris se nëse arrihet tek një zgjidhje, konsideroj se është e mundshme vetëm zgjidhja e dy palëve pa imponim nga jashtë. KS mund të verifikoj këtë vendim me rezolutë që është rregull e zakonshme, një verifikim i tillë në KS të OKB-së është i domosdoshëm”.

Pra çdo ndryshim duhet të definohet me dokument të ri?

- Advertisement -

“Po , ne respektojmë rezolutën 1244 dhe nuk ka qëndrim tjetër- respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial dhe tërësia e Serbisë. Nga kjo nisemi përherë. Ka shumë çështje në rezolutën 1244 që kanë të bëjnë me institucionet e përkohshme, statusin e përkohshëm, aktivitetin ndërkombëtar etj. Nëse vjen te një zgjidhje stabile mes Prishtinës edhe Beogradit me gjasë do të jenë të mundshme ndryshimi i disa pikave të rezolutës 1244 që kanë të bëjnë me pranin ndërkombëtare. Ne nuk mendojmë se KFOR dhe EULEX do jenë përgjithmonë apo ndonjë institucion ndërkombëtar. Prandaj janë të mundshme ndryshimet, por tash është herët të flitet për to në detaje pasi askush nuk di çka është e mundshme. Askush nuk di kur mund të nis dialogu, pa marr parasysh presionet. S ai përket Rusisë ne nuk kërkojmë leje për pjesëmarrje sepse Rusia është anëtare e përhershme e KS. Si anëtar i përhershëm jemi të pranishëm, për ne më i rëndësishmi është dëshira dhe interesi i Beogradit për pjesëmarrje të Rusisë në dialog”.

Nëse Beogradi ju fton ju jeni të gatshëm të merrni pjesë në dialog?

- Advertisement -

“Ne para secilës pjesëmarrje në dialog do donim të dimë thelbin dhe çdo gjë që është arritur me ndërmjetësimin e BE është e pranishme dhe realizuar në terren në jetë dhe jo vetëm në letër. Marrëveshjet kyçe nuk janë përmbushur deri tash. Ka edhe disa gjëra, që gjykata në Hagë të punoj jo vetëm të grumbulloj të dhëna e fakte sikur punon. Dhe natyrisht ne mendojmë se dialogu është i mundshëm nëse duam zgjidhje të përhershme reale që iu përgjigjet interesave të Serbisë dhe stabilitetit në regjion bazuar në rezolutën 1244”.

Harçenko ka shtuar se mes presidentit Putin dhe atij serb Vuçiq në lidhje me Kosovën por edhe me çështjet tjera bilaterale ka dialog të hapur e të sinqertë . Natyrisht ka dialog edhe në nivelin e ministrave të jashtëm e gjithë kjo në mirëkuptim të plotë dhe në përputhmëni me qëndrimet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit