1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasadori rus në BE paralajmëron sulme dhe fillim të Iuftës

Rekomandime

Moska duket e gatshme të fillojë Iuftën, duke pritur për arsyen më të vogël në Ukrainë, sipas Ambasadorit rus në BE Vladimir Tsizov. Duke folur për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, Vladimir Tsizov tha se Rusia do të “përgjigjet” nëse civilët rusë do të kërcënoheshin kudo në botë, përfshirë rajonin Donbass në Ukrainën lindore.

“Ne nuk do të pushtojmë Ukrainën nëse nuk na sfidojnë ta bëjmë këtë,” tha Tsizov.

- Advertisement -

“Nëse ukrainasit nisin një sulm ndaj Rusisë, nuk duhet të habiteni nëse ne kundërpërgjigjemi. Ose nëse ata fillojnë të VRASlN qytetarë rusë – në Donbass apo kudo tjetër”.

Rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore, të mbështetur nga Moska, thonë se qeveria ukrainase po përgatit një sulm ndaj tyre, ndërsa Kievi akuzon Rusinë, e cila ka mobilizuar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit ukrainas, për komplot për të pushtuar vendin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit