0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasadorit japonez që promovoi verën e Kosovës në Këshill të Sigurimit i jepet çmimi “Ibrahim Rugova”

Rekomandime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Japoni. Ai sot ka nderuar me dekorata shtetërore të Kosovës, zyrtarë e diplomat japonez të cilët kanë ndihmuar Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Ai me çmimin “Ibrahim Rugova”, ka dekoruar ambasadorin japonez në OKB, Yoshifumi Okamura, i cili ka promovuar verën kosovare gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit, shkruan Gazeta Express.

“Ambasadori Yoshifumi Okamura, i cili ka shërbyer si Këshilltar i PSSP-së në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që në Kosovë më së miri njihet si ambasadori japonez në Kombet e Bashkuara, i cili e ka promovuar verën kosovare në Këshillin e Sigurimit të KB-së, i është ndarë titulli “Dr. Ibrahim Rugova” për kontributin e tij në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Përveç këtij, Thaçi ka ndarë edhe çmime tjera.

- Advertisement -

Yuriko Koike, që aktualisht është Guvernatore e Tokyos, e cila ka ndihmuar Kosovën në kapacitetet tjera zyrtare që ka mbajtur, ndër të tjera duke ndihmuar edhe në sigurimin e strehimit për qindra kosovarë të kthyer në shtëpitë e tyre në vjeshtën e vitit 1999, është dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Nënë Tereza”.

Çmimi “Ambasador Nderi i Republikës së Kosovës” i është ndarë edhe Ryu Shionoya, Kryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Japoni në Kuvendin e Japonisë, për kontributin e tij në promovimin e Kosovës në Japoni.

Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Japoni, njëherësh Këshilltar Special i Kryeministrit të Japonisë, Isao Iijima, është nderuar me çmimin “Ambasador Nderi i Republikës së Kosovës” për promovimin dhe afirmimin e interesave të Republikës së Kosovës në Japoni dhe më gjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit