-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Amerika nuk duron më, nis sulmin ndaj dy shteteve

Rekomandime

Ushtria amerikane ka nisur “sulme mbrojtëse” në Irak dhe Siri kundër grupit radikal shiit irakian Kataib Hezbollah, njoftoi sot Pentagoni.

- Advertisement -

Sulmi erdhi dy ditë pasi një punëtor ndërtimi amerikan u vra në një sulm me raketa në një bazë ushtarake Irakiane.

Pentagoni tha se kishte në shënjestër tre lokacione të milicisë shiite në Irak dhe dy në Siri, përfshirë depot e armëve të përdorura nga grupi për të planifikuar dhe kryer sulme ndaj forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA.

Shtetet e Bashkuara të premten akuzuan grupin për një sulm me raketa që vrau një ndërtues civil dhe plagosi katër anëtarë të shërbimit amerikan dhe dy pjesëtarë të sigurimit irakian pranë qytetit Kirkuk.

- Advertisement -

Burime ushtarake dhe komandantë të milicisë i thanë Reuters se disa luftëtarë të milicisë irakiane u vranë sot në një sulm ajror në selinë e tyre pranë rrethit perëndimor të Kaim në kufirin sirian.

Sulmi është kryer me dronë dhe kishte për cak milicinë Kataib Hezbollah, e cila mbështetet nga Irani, thanë burimet

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit