2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Amerika nuk ka bërë shaka me hedhjen e B0MBAVE”/ Publicisti paralajmëron Serbinë

Rekomandime

Kthimi i Serbisë në Kosovë, është jashtë çdo logjike!

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani ka qenë një nga temat kryesore të ditëve të fundit, shkruan “Bota sot”.

- Advertisement -

Madje, kjo çështje përfshiu edhe Kosovën, shkaku i raporteve me Amerikën.

Disa opinionist shqiptarë, shkuan aq larg sa krahasuan situatën politike të Kosovës me atë të Afganistanit, ku parashikuan edhe një largim të mundshëm të Amerikës nga vendi ynë.

Ku krahas kësaj, ata paralajmëruan rikthimin e Serbisë në Kosovë, nëse ndodh një gjë e tillë (largimi i trupave amerikanë).

- Advertisement -

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj u shpreh se parashikimet për tërheqjen e Amerikës nga Kosova nuk qëndrojnë, pasi nuk ka asnjë ngjashmëri me Afganistanin.

Sipas tij, interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës për Kosovën, janë shumëfish më strategjike dhe më të rëndësishme, se raportet me Afganistanin

- Advertisement -

“Hamendësimet se pas tërheqjes të SHBA nga Afganistani, mund të tërhiqet, madje, papritmas, edhe nga Kosova, nuk qëndrojnë. Sepse, asnjë paralele nuk mund të tërhiqet, asnjë ngjashmëri nuk ka në mes të Afganistanit dhe Kosovës. Gjeopolitika dhe gjeostrategjia e Kosovës, si pjesë e Evropës, dallon, katërçipërisht, nga Afganistani aziatik. Interesat e SHBA dhe të Evropës, për Kosovën, janë shumëfish më strategjike, rrjedhimisht, më të rëndësishme, në raport me Afganistanin”, deklaroi ai.

Gjithashtu, Zeqiraj potencoi se kthimi i Serbisë në Kosovë, është një çështje që nuk e përcepton logjika. Pasi, sipas tij SHBA-ja dhe Evropa nuk kanë bërë shaka, me hedhjen e bmbave mbi objektet strategjike ushtarake, policore dhe ekonomike të Serbisë.

“Droja se me largimin e supozuar të SHBA nga Kosova, mundësohet kthimi i Serbisë në Kosovë, është jashtë çdo logjike. SHBA, Evropa, me aleatët e tyre botërorë, nuk kanë bërë shaka, me hedhjen e bmbave nga “Apaçët” e tyre, mbi objektet strategjike ushtarake, policore dhe ekonomike të Serbisë, Kosovës dhe të Malit të Zi.

Goditja ushtarake Euro-Atlantike, kundër soldateskës serbo-sllave, ka qenë e mirë-llogaritur dhe nuk është aspak e rastësishme. Shkëputja e Kosovës nga Serbia, është e përjetshme. Shantazhet, kërcënimet fashizoide, janë dokrra e broçkulla të Serbisë. Edhe nëse një ditë largohen kontingjentet ushtarake aktuale të SHBA dhe të Evropës, boshllëkun do ta zë një organizëm tjetër, sigurues të Kosovës. E mundshme është bërja e Kosovës pjesë e NATO-paktit, aleanca që siguron paprekshmërinë territoriale të shtetit të Kosovës”, theksoi publicist.

Në vazhdim, ai tha se Afganistani me Kosovën janë dy botëra komplet të kundërta. Madje, Zeqiraj përmendi edhe treguesit që lënë të nënkuptohet se ky vend ka mungesë të madhe të emancipimit.

“Afganistani nuk ka asnjë ngjashmëri me Kosovën. Janë dy botëra, tërësisht, të kundërta. Afganistani është një shtet anakronik, pothuajse, me mendësi mesjetare, me urrejtjen patologjike, për të krishterët amerikanë dhe evropianë. Ëndrra për shtetin islamik, vazhdon të jetë gjithnjë mbizotëruese. Kërkesa për instalimin e “Sheiratit” krlminaI dhe anakronik për kohën, është projekti i talebanëve kontravers. Trajtimi kafshëror i femrave, të cilat përbëjnë gjysmën e popullsisë të vendit, është një tregues tjetër, i mungesës të emancipimit, jo vetëm si shtet, por, edhe të shumicës absolute të popullit të Afganistanit”, nënvizoi Zeqiraj, përcjell “Bota sot”.

Tutje, publicist nga Gjermania theksoi edhe çështjet dhe problemet religjioze në popullin afgan, duke u shprehur se Iuftërat fetare bllokojnë çfarëdo demokraci.

“Feja mbizotëron ideologjitë vendore. Iufta civile, thjeshtë, për pushtet, nga njëra anë, dhe Iuftërat fetare, nga ana tjetër, edhe brenda llojit islam, siç janë tarikatët sunitë dhe shitë, bllokojnë çfarëdo demokracie. Islami përjashton paqen me krishterimin. Është demagogji e lexueshme, kur tellallët islamikë, proklamojnë islamin si ideologji paqësore. Klerikët politikë-bërës islamikë, mohojnë besimet tjera fetare dhe thonë se “Feja islame është e vetmja fe e pranuar nga Perëndia?!”, potencoi ai.

Në fund, Zeqiraj nuk harroi të përmend edhe provokimet dhe sulmet banditeske që shteti afgan ia bëri Amerikës në “Kullat Binjake”.

Po ashtu, ai bëri një një përllogaritje matematikore, ku rezultoi se kostoja që SHBA shpenzoi për Afganistanin kap shifrën marramendëse të një mijë miliardë dollarë.

“Ishte, pikërisht, Afganistani që provokoi botën, konkretisht, me sulmin banditesk e krlminaI, në “Kullat Binjake”, në New York. Dhe, detyruan SHBA të ndërhyjë ushtarakisht në Afganistan. Sepse, aty u strehuan terr0ristët e “AIkaidës”, të drejtuar nga super krlmineIi botëror, Bin Laden. SHBA, për dy dekada radhazi, të angazhimit ushtarak në Afganistan, shpenzuan shumë miliarda dollarë! Nga një përllogaritje, matematikore, rezulton se kostoja kap shifrën marramendëse të njëmijë miliardë dollarë! Një popull që nuk pranon fqinjësinë me popujt e konfesioneve tjera fetare, nuk ka të ardhme demokratike”, përmbylli Idriz Zeqiraj, përcjell “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit