4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Amerikanët” vizitë në Kosovë: Ju duam në BE dhe NATO

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në rrugën drejt institucioneve europiane dhe euro-atlantike.

- Advertisement -

Ky ishte një ndër mesazhet që përcolli në Prishtinë, Ndihmës sekretarja e shtetit për çështje Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

“Është shumë e rëndësishme dhe urgjente të punojmë për të siguruar që Kosova dhe fqinjët e saj të vazhdojnë të bëjnë reformat e domosdoshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin e tyre në institucionet europiane dhe euro-atlantike”, u shpreh zyrtarja e administratës Biden, pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.

Donfried nënvizoi se procesi i dialogut me Serbinë, i lehtësuar nga Bashkimi Europian, duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellët. Osmani theksoi nevojën urgjente për përparim në dialogun me Beogradin dhe saktësoi se Prishtina nuk është palë bllokuese në këtë proces. Zyrtarja amerikane, e cila në këtë vizitë shoqërohet nga i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takua dhe me kryeministrin, Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit