4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Amerikani pendohet që s’është vaksinuar, ka një kërkesë për të birin

Rekomandime

Mes frymëmarrjesh të vështira me oksigjen mbështetës, amerikani Travis Campbell po mundohet të japë një mesazh rreth luftës së tij me koronavirusin në një spital të Virgjinias.

Ai vërtet është penduar që nuk është vaksinuar. Ndonëse shpreson se e ka kaluar pjesën më të vështirë, mendoi se i duhet t’i rregullojë disa gjëra, në rast se vdes, shkruan CNN.

- Advertisement -

Babai i disa fëmijëve ndodhet në një spital në Bristol nga fundi i korrikut dhe nga dhoma e spitalit ka incizuar disa video, duke treguar për përmirësimet e përkeqësimet e kohëpaskohshme të shëndetit.

“Nuk e mora vaksinën. Bëra gabim, e pranoj”, thotë Campbell në një video të publikuar në Facebook.

Në videot e para në korrik, ai e përshkruante sëmundjen e vet më gjerësisht, me fjali të pandërprera. Por më 31 korrik, filloi të fliste me vetëm disa fjalë në një kohë, ndërmjet frymëmarrjeve të rënduara.

- Advertisement -

Të martën, ai kishte vështirësi për të folur nëse do ta lejonte stafin e spitalit për ta vendosur në ventilator, nëse do të kishte nevojë. Ajo natë iu duk më e rënda, duke e bërë të mendonte se mund të mos jetë gjallë për martesën e së bijës 19-vjeçare, kurdo që ajo të ndodhë.

- Advertisement -

“M’u desh të bëja një telefonatë me djalin tim 14 vjeç dhe t’i kërkoj që, nëse nuk kthehem në shtëpi, ai ta shoqërojë vajzën time si nuse në ditën e saj të martesës”, thotë Campbell në video.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit