-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Analistët në Serbi: Nëse Albright kyçet në dialog, ne do të kapitullojmë

Rekomandime

“Nëse Serbia e pranon Albrightin për ndërmjetësuese në negociata mes Kosovës dhe Serbisë, do ta nënshkruajë kapitullimin”. Kështu e komentojnë analistët serbë paralajmërimin se Madeleine Albright do të përfshihet në bisedime

- Advertisement -

Ish – kryediplomatja amerikane Madeline Albright, mund të jetë ndërmjetësuese në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu deklaroi ditë më parë, analisti dhe profesori Daniel Server.

“Çkado që mendojnë serbët, nuk ka rëndësi. Albright do të jetë ndërmjetësuese në bisedime”, ka thënë Server.

“Nuk ka rëndësi çka mendojnë serbët. Ajo do të përfshihet. Është ish-sekretare e shtetit dhe aktualisht një figurë e rëndësishme politike, për botën demokratike dhe politikën e jashtme. Ajo ka jetuar në Serbi dhe flet serbisht”, ka thënë Server.

- Advertisement -

Mirëpo analistët serbë kanë kritikuar Serverin për këtë deklaratë, duke thënë se ‘ndoshta ai ka harruar se shumica e serbëve nuk e çmojnë edhe aq zonjën Albright, për shkak të qëndrimit të saj ndaj Serbisë”.

“Ajo avokoi për sulmet ajrore të NATO-s”, shkruan Vecernje Novosti.

- Advertisement -

Analisti nga Beogradi, Dragomir Andjelkoviq, thotë se do të ishte “kapitullim për Serbinë nëse pranon zonjën Albright për ndërmjetësuese”.

“Nëse Serbia pranon Albrightin për ndërmjetësuese në negociata, ajo do ta nënshkruante kapitullimin tonë”, ka thënë Andjelkoviq.

“Është një provokim i pashembullt. Nëse ne pajtohemi që në dialog të jetë një person që ka marrë pjesë në afresonin ndaj vendit tonë, do ta nënshkruamin dënimin me shuarje për veten tonë. Ne duhet thjesht ta kundërshtojmë këtë, duhet të tregojmë arsyen për këtë. Nëse nuk e kundërshtojmë tani, nuk kam asnjë dyshim se ajo do të bëj gjithçka që është në kundërshtim me interesat tona dhe do të bëj gjithçka që përfitues në këtë proces të jenë shqiptarët”, ka thënë ai.

Historiani serb dhe analisti Nemanja Staroviq thotë se ‘askush nuk mund ta dijë se cili individ do të kyqet në dialog nga pala amerikane”, por shton se ‘do të ishte vështirë e imagjinueshme nëse do të ishte Albright’.

“Ne nuk duhet të neglizhojmë faktin e autoritetit të saj (Albright v.j.) në Partinë Demokratike dhe ndikimin e saj në figura politike amerikane. Mirëpo, nuk ka asnjë dyshim se kyqja e mundshme e saj do të ishte skajshmërisht e pafavorshme për palën serbe”, thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit