4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Analisti i njohur ndez alarmin: Ja pse Qeveria e Kosovës duhet t’ja ndaloj Presidentit Thaçi të bisedoj me Serbinë për fatin e Kosovës

Rekomandime

“Presidenti Thaçi nuk e ka hallin tek udhëheqja e diplomacisë, por tek udhëheqja e dialogut me Serbinë, dhe arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes. Marrëveshje që mundë të jetë e dhimbshme për ne. Qeveria e Kosovës duhet të ja ndaloj presidentit Thaçi që të bisedoj edhe më tutje me Serbinë për fatin e Kosovës, e lëre më të nënshkruaj diçka. Këtij njeriu nuk i besohet fati i Kosovës”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Faik Krasniqi, e konsideron lojë taktike të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, kërkesën e tij drejtuar Kuvendit të Kosovës, që të raporto për procesin e bisedimeve të zhvilluara deri më tani me Serbinë, me homologun e tij Vuqiq, sidomos par reagimit të Kryeministrit Kurti dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, lidhur me këtë takimin e fundit në Uashington.

- Advertisement -

Sipas Faik Krasniqit, qëllimi i Hashim Thaçit është që përmes raportimit në Kuvend ta bëjë krejtësisht legale ndërhyrjen e tij në punën dhe në kompetencat e Qeverisë, sa i takon politikës së jashtme dhe drejtimit të dialogut me Serbinë.

Prandaj sipas analistit Krasniqi, kryetarja e Kuvendit ka bërë mirë që nuk është nxitua për ta caktuar seancën, por i ka propozuar atij një datë tjetër, në mënyrë që deputetët të përgatitën dhe ta thonë mendimin dhe gjykimin e tyre.

Faik Krasniqi

Presidenti i Kosovës s’mund ta udhëheq politiken e jashtme.

- Advertisement -

Kemi ministrin punëve te jashtme dhe kryeministrin që udhëheqin me diplomacinë. Atëherë pse e kemi këtë dikaster kur Presidenti e paska të drejtën eksluzive që të udhëheq me politiken e jashtme”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti Krasniqi është i sigurt se qëllimi i raportimit të Hashim Thaçit nuk ishte aspak informimi I Kuvendit, por në mënyrë të tërthortë, krijimi i atmosferës politike që atij të mos I kontestohet vazhdimi i dialogut me Serbinë deri në arritjen eventuale të marrëveshjes finale, nëse kjo arrin të bëhet gjatë kësaj pjese të mbetur të mandatit presidencial.

- Advertisement -

Presidenti Thaçi nuk e ka hallin tek udhëheqja e diplomacisë, por tek udhëheqja e dialogut me Serbinë, dhe arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes.

Marrëveshje që mundë të jetë e dhimbshme për ne. Qeveria e Kosovës duhet të ja ndaloj presidentit Thaçi që të bisedoj edhe më tutje me Serbinë për fatin e Kosovës, e lëre më të nënshkruaj diçka. Këtij njeriu nuk i besohet fati i Kosovës”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit