1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Analisti serb Janjiç: Të gjitha qeveritë serbe jetojnë në iluzione, mashtrojnë popullin se Kosova është pjesë e Serbisë

Rekomandime

“Përderisa Prishtina ka institucione, ekip bisedues, këshill të ekspertëve, është se qeveria merret me bisedimet me Beogradin. I dinë rregullat, tek ne unë nuk di kush merret me këto gjëra, do duhej të Petkoviç të kishte zyrë për aplikimin e marrëveshjeve”, tha analisti Dushan Janjiç duke u përgjigj në pyetjen se kush vërtetë merret me thelbin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Nova”.

Ai shtoi se Vuçiq me gjasë është biseduesi kryesor dhe i vetëm, duke pyetur se çfarë është pozicioni i qeverisë së Serbisë në këtë situatë.

- Advertisement -

“Ne nuk jemi të gatshëm për dialog serioz, nuk kemi ekip të ekspertëve, zakonisht bisedues nuk guxon të jetë politikan, paragjykoj se Daçiq do të bëhet ai. Këtu problemi është te frika për të bërë çka do qoftë, kujt do të i hedhet përgjegjësia. Të gjitha qeveritë që nga koha e Koshtunicës e deri tash jetojnë në iluzionet e veta ideologjike dhe mashtrojnë popullin se Kosova është pjesë e Serbisë. Po, në hartë dhe formalisht, por në realitet Kosova është në kontroll të autoriteteve të Kosovës”, tha Janjiç.

Ndërsa lidhur me situatën aktuale dhe çështjen e ri-regjistrimit të automjeteve përkatësisht ndërrimit të tabelave në RKS, ai shtoi se qeveria e Kurtit ka filluar aplikimin e masave me paralajmërim dhe qortime.

“Afati për ri-regjistrim që përcaktoi qeveria e Prishtinës ka skaduar dhe masat e reja, përkundër presionit ndërkombëtar për shtyrje kanë nis të zbatohen, kështu deri me 21 nëntor qytetarët me tabela serbe do të paralajmërohen dhe qortohen , ndërsa pas kësaj date do të dënohen me gjoba”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit