7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Analisti Tasholli: Albin Kurti ka mundur të jetë ushtar vetëm në Counter-Strike

Rekomandime

Analisti politik, Ismail Tasholli ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, kur ky i fundi u pyet nëse kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosoës.

- Advertisement -

Tasholli ka thënë se Kurti ka mund të jetë ushtar vetëm në Counter-Strike.

Ai tha se nuk do donte të ishte në lëkurën e Kurtit në momentin kur po përgjigjej para gazetarëve për këtë çështje.

“Mos qofsha në lëkurën e zotrit Kurtit kur provohet që nga një situatë të nxirret ajo që nuk ka qenë. Faktisht kemi definime të sakta se çka është luftëtar, nëse e marrim në aspektin e përgjithësuar secili ka qenë luftëtar, madje kemi edhe deklarata që thonë se i tërë populli ishe UÇK dhe UÇK-ja lindi nga populli”, tha Tasholli.

- Advertisement -

“Por nëse fillojmë dhe kategorizojmë se çfarë është luftëtar që lidhet me luftën aktive të drejtpërdrejt, zotëri Kurti ka mund të jetë ushtar vetëm në Counter-Strike. Ai ka edhe deklarata që nuk i beson luftës, që nuk do ta merrte kurrë pushkën në dorë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit