4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Analisti Vllasi: Vuçiq është në panik, Putini faktikisht e njohu Kosovën

Rekomandime

Avokati Azem Vllasi thotë se presidenti Putin faktikisht e ka njohur Kosovën dhe Vuciqi është në panik.

Vllasi ka folur për median boshnjake Slobodna, ku ka thënë se Putini i është referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

“Vladimir Putin jo formalisht por në fakt e ka njohur pavarësinë e Kosovës sepse ai i është referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, Putini dëshiron t’i dërgojë mesazh fuqive perëndimore që ta njohin Krimenë dhe dy provincat tjera lindore që Rusia dëshiron t’i aneksojë nga Ukraina.

“Putin ia ka bërë të qartë Serbisë se ai është gati ta njohë Kosovën nesër – nëse merr sinjale nga perëndimi që do ta konsiderojnë çështjen e njohjes së Krimesë, Donetsku e Luhanskut si shtete të pavarura. Prandaj Putinit nuk i bën për Serbisë apo Kosovën”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Tutje analisti Vllasi është shprehur se Serbia akoma jeton me ëndrrat mitike për Kosovën.

“Serbia është e vetëdijshme mirë se Kosova është një shtet i pavarur dhe rasti i fundit i një lidhjeje mes Kosovës dhe Serbisë ka funksionuar është sipas Kushtetutës së vitit 1974 kur Kosova ishte në fakt njësi federale por me lidhje të lirshme me Serbinë. Në valët e nacionalizmit të Serbisë së Madhe, Millosheviq me forcë hoqi statusin e Kosovës në vitin 1989 duke imponuar një regjim në vitin 1990 deri në vitin 1999. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë që Kosova të jetë pjesë e Serbisë është shuar dhe ishte e pamundur”, ka thënë Vllasi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit