5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Analiza: Ja ku gabuan Vetëvendosje dhe LDK, kjo është zgjidhja

Rekomandime

“Sikur LVV mos të vendoste vija të kuqe për partitë e PAN-it, LDK do të firmoste marrëveshjen për bashkëqeverisje me LVV brenda pak minutave. Në rast se LDK do t’i fitonte zgjedhjet, për pesë minuta do ta bënte qeverinë me PDK-në ose me AAK, Nisma dhe AKR, dhe LVV as që do të vinte në shprehje, sepse për dy dekada edhe LDK ka qenë bartëse e hajnisë dhe krimit të organizuar. Janë mësuar me pisllëqe”, thotë analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Faik Krasniqi konsideron se pas dekretimit të Albin Kurtit nga Hashim Thaçi si mandatar për krijimin e qeverisë së re, duhet të përfundojnë të gjitha kalkulimet për interesa të ngushta mes LVV-së dhe LDK-së, dhe të ndërtohet qeveria e re nga ky koalicion.

- Advertisement -
Faik Krasniqi

“Para zgjedhjeve këto dy parti shiheshin si koalicion i shpresës.

Por pas zgjedhjeve lakmia e posteve bëri që të zbehet ai pretendim. LVV dhe LDK prej fillimit s’kanë pasur besim tek njëra-tjetra.

Edhe kanë dashur të qeverisin me njëra-tjetrën edhe jo. LVV të vetmin partner për qeverisje e ka dhe e ka pasur LDK-në.

- Advertisement -

Këtë e shfrytëzoi LDK-ja duke kërkuar shumë nga LVV. Sikur LVV mos të vendoste vija të kuqe për partitë e PAN-it, LDK do të firmoste marrëveshjen për bashkëqeverisje me LVV brenda pak minutave.

Në rast se LDK do t’i fitonte zgjedhjet, për pesë minuta do ta bënte qeverinë me PDK-në ose me AAK, Nisma dhe AKR, dhe LVV as që do të vinte në shprehje, sepse për dy dekada edhe LDK ka qenë bartëse e hajnisë dhe krimit të organizuar. Janë mësuar me pisllëqe”, thotë analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Krasniqit, është e gabuar kërkesa e LDK-së për shkarkimin e Konjufcës derisa ata vetë e kanë votuar, kurse tani po ju premtohet me marrëveshjen e re pozita e presidentit në vitin që vjen.

“Nuk jam duke e kuptuar fare LDK-në. Pse e votuan Glauk Konjufcën për kryetar të Parlamentit, kurse tash kërkojnë shkarkimin e tij. Nuk është dashur ta votojnë. Ajo çështje ka mbaruar.

Postin e presidentit do ta kenë dhe kjo mjafton. Morën gjithçka çfarë deshën.

E deshën Ministrinë e Punëve të Brendshme. Albin Kurti edhe atë ministri ua dha.

Çfarë duan më shumë? Unë nuk besoj që Albin Kurti i ka sjellë para aktit të kryer LDK-në, por kjo e fundit me lojërat e saj, respektivisht me kalkulimet dhe apetitet e Isa Mustafes, Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut.

Nëse LDK dëshiron ç’kapje të shtetit nga mafia-politike dhe para politike, atëherë le të bëhet bashkë me LVV-në.

Por nëse duan që të vazhdoi avazi i vjetër i vjedhjes së shtetit, atëherë le të bëhet bllok me partitë e PAN-it. Unë personalisht do të doja që vendi të shkoj edhe njëherë në zgjedhje, dhe aty t’i masin edhe njëherë forcat.

Ta shohim se cilin kandidat po e vendos LDK për kryeministër, dhe sa vota do i sjell ai kandidat, sepse të gjithë këta “burra” fshiheshin pas Vjosës”, deklaron analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit