1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Anashkalohet Vetëvendosja, Thaçi ia kërkon LDK’së emrin e mandatarit

Rekomandime

Në media po qarkullon një lajm se Presidenti Hashim Thaçi i ka shkruar edhe një herë liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që të dërgojë emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së re.

- Advertisement -

Në letrën e Presidentit Thaçi theksohet se pas konsultimit publik me të gjithë liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend (22 prill 2020), liderët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, përveç përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, u deklaruan njëzëri që janë për një Qeveri të re dhe që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

”Në përputhje me mandatin tim kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, luteni edhe një herë, që pa humbur kohë, të propozoni mandatarin potencial për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili duhet të sigurojë se do ta ketë numrin e duhur të votave në Kuvendin e Kosovës dhe të zotohet se do të krijojë Qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në letrën e Presidentit Thaçi dërguar Kryetarit të LDK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit