-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Anëtarët e Bordit të AKP’së merrnin 400 euro për një ditë

Rekomandime

Agjencia Kosovare e Privatizimit e shiti për 1 euro arin e tokës së shtetit, ndërsa zyrtarët e saj janë stërpaguar nga vetë shteti.

- Advertisement -

“Nëse flasim për një mbledhje punë, 400euro, ndërsa për një mbledhje të bordit i bie rreth 2400euro”, tha anëtari komisonit hetues parlamentar Hajrullah Çeku.

Ndërsa ka ndërhyre, Petrit Gashi, ish-drejtor i bordit të AKPS’së që u intërvistu nga komisioni hetues parlamentar, duke thënë se edhe ë shumë është paguar, ai tregon së në rastin e tij mbi 30oo euro është paguar.

“Duhet të jetë më shumë se 3000 euro, në rastin tim së paku”, tha Petrit Gashi, ish-drejtor i bordit të AKPS’së.

- Advertisement -

Tutje ai shtoj se ka dëgjuar edhe për djegie të dokumenteve.

E këtë e konfirmoj edhe ish-ministri i Financave, Ali Sadriu, ai tha se dokumentacoioni është dieg në vitin 2008 dhe nuk është hetuar nga askush.

- Advertisement -

Ideja për inicimin e këtij formimi hetimor erdhi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës po kërkon hetim të thellë rreth të vërtetave të procesit të privatizimit në Kosovë, raporton Klan k.

E arsye që ky subjekt politik e inicioi këtë gjë, sipas zyrtarëve të PDK-së qëndron pikërisht në faktin, se vet subjekti i tyre u akuzua shumë për këtë proces.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit