1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Anëtari i Listës ‘Guxo’: Vjosa na ka garantuar që do të kthehemi pas tri vitesh në LDK

Rekomandime

Gjatë periudhës sa ishte Kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani duke e konfirmuar krijimin e një partie të re, tha se pikërisht Lista Guxo do të sjellë guxim, dhe dritë në Kosovë, kjo listë në zgjedhje nacionale e lokale ishte e përbashkët me Vetëvendosjen.

Xhevat Demaj, i cili u emërua si Drejtor i Emergjencave, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, në komunën e Istogut tha se lista ‘Guxo’ nuk i dolën në fjalë atij e shumë koordinatorëve nga komunat e Kosovës, madje ata kishin edhe një marrëveshje me Presidenten Osmani.

- Advertisement -

LDK ska dashtë me punu me njerëz qe e dojnë. Edhe jam dal në listën ‘Guxo’, edhe aty kem pas marrëveshje me Vjosën qe mrena dy tri vjete të kthehemi në LDK prap, qashtu jemi marre vesh, por, kta tash interesa tjera me asni kusht se kom lanë LDK-në”. deklaroi Demaj për Insajderin.

Këtë premtim sipas Demajt presidentja e kishte dhënë në zyrën e presidencës për ta.

Demaj vite më parë ishte pjesë e Lidhjes Demokratike në Istog, madje konsiderohej si njeri me ndikim, por, më pas planet e Isa Mustafës e klanit të tij siç e quan Demaj nuk i lanë vend në “shtëpinë e tij. U bashkua me listën ‘Guxo’ dhe 2022-ta e zuri në LDK prap.

- Advertisement -

“Une kam qenë figura kryesore e LDK-së, por për shkak të rrethanave të LDK-së, Isa Mutafës me klanin e tij, pastaj shkova me Vjosën i lujten disa lojëra te fëlliqta edhe na lan pastaj jashtë loje edhe lista ‘Guxo’. E din edhe LDK qe skemi mujt me punu me ta ska ec fjala e lire në listën ‘Guxo’”, tha Demaj për Insajderin

Kujtojmë që kandidimi i përbashkët i listës Guxo dhe Vetëvendosjes qoi në kundërshtime të ashpra degët si ajo në Ferizaj, Gjakovë, Istog e Kllokot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit