-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Angela Merkel është “gruaja më e fuqishme në botë”, sipas revistës Forbes

Rekomandime

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është zgjedhur si gruaja më e fuqishme në botë, nga revista e famshme Forbes për vitin e nëntë që kandidon.

- Advertisement -

Udhëheqësja gjermane kryesoi listën e Forbes të këtij viti të grave më të fuqishme në botë, e ndjekur afër nga Christine Lagard dhe Nancy Pelosi.

Merkel u vlerësua për ‘rezervën e saj të qëndrueshme’ dhe politikën e saj për refugjatët ‘duke ua lënë derën e hapur’ e cila pa më shumë se një milion refugjatë sirianë të hyjnë në vendin e saj mes krizës së migrantëve në vitin 2015, transmeton Telegrafi.

Ajo drejtoi partinë e qendrës së djathtë të CDU-së për 18 vjet, nga 2000-2018.

- Advertisement -

Ajo shpesh është përshëndetur si ‘udhëheqëse de fakto e Bashkimit Evropian dhe madje edhe si udhëheqëse e botës së lirë’.

Koha e saj në detyrë pritet të marrë fund në vitin 2021, me Merkel që synon të tërhiqet në kohën e zgjedhjeve të ardhshme federale në Gjermani.

- Advertisement -

Kjo do ta bënte atë kancelaren e dytë me shërbimet më të gjata në republikën federale të Gjermanisë, pas Helmut Kohl.

Në vendin e dytë në listë është Christine Lagarde, e cila u bë gruaja e parë që kryesoi Bankën Qendrore Evropiane (ECB) më 1 nëntor.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, doli në vendin e tretë në listë.

Këtë vit ajo inicioi procedurën e katërt të hetimit në histori, kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Këtë vit u panë 23 gra të reja në listën e Forbes, duke përfshirë aktivisten e klimës adoleshenten Greta Thunberg, e cila u rendit në numrin 100.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit