Tensioni midis Rusisë dhe vendeve perëndimore nuk po kufizohet vetëm në fushëbetejën ukrainase, por luhet edhe në thellësitë e detit Mesdhe.
Prej muajsh analistët po shikojnë me shqetësim manovrat gjithmonë e më të shpeshta dhe provokuese të anijeve ruse në Mesdhe, por orët e fundit situata po tensionohet edhe më shumë, aq sa Italia ka ngritur në qiell avionët e saj P-72 për të monitoruar situatën nga lart.

Pak më poshtë, në afërsi të Sicilisë, dy anije të tjera të Moskës po vërtitën prej javësh, ku njëra prej tyre është Luftanija Admiral Kasatanov, nga më modernet e flotës ruse.
Disa muaj më parë një episod i ngjashëm ndodhi pikërisht në zonën ku kalon gazsjellësi TAP, që kalon nga vendi ynë dhe anashkalon Rusinë .
Një mesazh i fortë të Moskës, ky, që ujërat e Mesdheut mund të mos jenë më aq të qeta siç jemi mësuar.