1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Anton Quni i përgjigjet Haradinajt: Fytyrën më dëmtoi lufta, por jam krenar që isha pjesë e saj

Rekomandime

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, gjatë një emisioni të mbrëmshëm, ka deklaruar se nuk brengoset kur reagon ndaj Anton Qunit, pasi ka thënë se ai nuk është plagosur kurrë në luftë.

- Advertisement -

Sipas deklaratave të Nasim Haradinaj, dhënë të martën ai tha se deputeti Anton Quni nuk ishte plagosur në luftë dhe ishte thjeshtë vetëm komandant i një batalioni në UÇK.

Por, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, në një prononcim për “Bota sot”, i është përgjigjur deklaratave të Nasim Haradinaj.

Quni ka thënë se lëndimet në fytyrë i ka si pasojë e angazhimit në UÇK dhe se lëndimet në fytyrë nuk e bëjnë të ndihet keq, por janë dëshmia që bart se ai ishte aty kur vendi kishte nevojë.

- Advertisement -

Unë nuk vuaj më nga infeksionet e thonjve! Përdora këtë
“Po, dëmtimet në fytyrë i kam si pasojë e angazhimit tim në UÇK. Po të kisha qëndruar larg vijave të frontit, granatimeve, zonave të kontaminuara, të ftohtit dhe kushteve ekstreme për jetë, sot nuk do ti kisha vrragat në fytyrë. Nuk kam aplikuar për invalid të luftës, sepse, ndjehem 100% mirë me shëndet”, është shprehur deputeti Quni për gazetën “Bota sot”.

Ai ka treguar edhe detyrat që ka kryer gjatë luftës.

- Advertisement -

“Gjatë luftës kam kryer këto detyra, si: -Komandant i Batalionit Diverzanto Vëzhgues, -Shef i Operatives në GO-3 (br 131, br 134, BDV), -Shef i Shtabit të Brigades 138 “Agim Ramadani””, ka theksuar Quni.

Sipas tij, lëndimet në fytyrë e bëjnë te njehet krenarë, pasi janë dëshmi se ishte aty kur vendi kishte nevoje për të.

“Vrragat dhe detyrat nuk më bëjnë të ndjehem keq, e as ndryshe nga të tjerët, përkundrazi, janë dëshmia që barti se; unë isha aty ku dhe kur vendi ynë kishte nevojë për mua

Deputeti Anton Quni, i është përgjigjur edhe pyetjes së mëhershme të Haradinajt, i cili me parë kishte thënë se Anton Quni duhet të pyetet ku ka zbrit nga Jeep-i i Ahmet Krasniqit natën e vrasjes së kolonelit.


Kyçet do te jene sit e një 17- vjeçari. Shënoni recetën !
Ostelife
“Në ditën kur është kryer atentati ndaj Ministrit të Mbrojtjes, kol. Ahmet Krasniqi, unë nuk isha në veturën e tij, as në darken e përbashkët, as në Tiranë. Atë kohë unë isha më njësinë time në kufirin Shqipëri/Kosovë”, përfundon Quni për gazetën “Bota sot”.

Bashkangjitur janë edhe disa foto gjatë luftës, të dërguara nga deputeti i LDK-së, Anon Quni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit