5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Anton Quni tregon kur fillon shërbimi ushatarak për të rinjtë dhe sa zgjat

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka treguar detaje në lidhje me shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë në Kosovë i cili sipas tij pritet të fillojë së shpejti.

- Advertisement -

Në një emision në televizionin Dukagjini, Quni deklaron se shërbimi ushtarak do të zgjasë 3 muaj ndërsa mosha kur pritet të fillojnë shërbimin të rinjtë do të jetë 18 vjeç.

“Ka qenë pjesë e harmonizimit të programit qeverisës në mes LDK-së dhe LVV-së. Edhe tani është pjesë e programit. Që të gjithë janë të pajtimit që ta kemi një shërbim të detyruar ushtarak në një periudhë për 3 muaj. Kjo është në benefit të sigurisë nacionale. Ne jemi ende në fazën fillestare. Do të ngrisim grupet punuese. Duhet bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shëndetësisë e institucione të tjera. Normal preferohet nga mosha 18 vjeçare. Edhe për kohën 3 mujore do të diskutojmë a do të jetë së bashku apo do të ndahet në afatë kohore”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit