-1.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Antony Blinken thotë se do t’i ndjek hapat e Madeleine Albright

Rekomandime

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ka kujtuar Sekretaren e parë grua të Shtetit, Madeleine Albright, e cila 25 vjet më parë u betua në këtë detyrë.

Blinken ka shkruar në Twitter se është i përulur t’i ndjek hapat e saj.

- Advertisement -

“Si sot 25 vjet më parë, Madeleine K. Albright u betua si Sekretarja e parë grua e kombit dhe Shtetit tonë. Jam i përulur t’i ndjek hapat e saj. Diplomacia amerikane, Departamenti i Shtetit dhe vendi ynë është më i mirë për shkak të shërbimit të saj”, ka shkruar Blinken.

Në Kosovë, Albright nuk përkujtohet vetëm me një bust, të zbuluar më 12 qershor 2012, në 20-vjetorin e çlirimit. Asaj i njihen meritat dhe roli i pabesueshëm që çoi në ndërhyrjen e NATO-s më 1999 e cila i dha fund luftës dhe ia hapi Kosovës rrugën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit.

- Advertisement -

Gjatë ceremonisë qendrore për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright kishte thënë se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë ishte i drejtë.

​“Aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë dhe më e rëndësishmja është se ia dolëm për arsye se kauza e jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës përtej të gjitha pyetjeve, praktikave dhe politikave”, shprehej ish-sekretarja Albright.

- Advertisement -

Albright kishte rrëfyer edhe për një premtim që ajo ua kishte bërë para 20 vjetësh refugjatëve nga Kosova të cilët ishin larguar nga shtëpitë e tyre dhe ishin vendosur në Maqedoni.

“Në ditët që pasuan të fushatës sonë kam vizituar një kamp me refugjatë të Kosovës në Maqedoni dhe më kujtohet kur po ecja nëpër tokën me pluhur, me 20 mijë të dëbuar, të rinj dhe të vjetër dhe një djalosh po mbante një pankartë: ‘E dua Amerikën’, dhe në fund thoshte se dëshiroj të kthehem në Kosovë. Unë ndalova dhe fola më nënën e tij e cila më tha që gjyshi i atij djaloshi kishte vdekur derisa po ikte nga Kosova dhe se ishte gjyshja e tij që po qëndronte ende në Prishtinë. Unë u ftova në një tendë ku një grup i grave folën për interesin e tyre për tu kthyer, dhe ju thash keni durim por gjithashtu ju thash se kur të ktheheni atje do të jenë ushtarët e NATO-s për të ju ndihmuar që të zhvilloni një jetë normale. Duke ju falënderuar grave dhe burrave të NATO-s ne e përmbushëm këtë premtim”, pati deklaruar Albright.

Bashkë me të, në të njëjtën ditë në Kosovë kishte qenë edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, i cili në kujtesën e shqiptarëve të Kosovës, zë të njëjtin vend si Albright.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit