3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arben Gashi: Nuk e preka me dorë Ilir Kërçelin, isha larg tij

Rekomandime

Arben Gashi i LDK-së, ka thënë se ‘nuk e preku me dorë’ Ilir Kërçelin – shefin e kabinetit të Konjufcës në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

- Advertisement -

“As nuk e kam prekë me dorë dhe kam pasë distancë relativisht të gjatë me të, kryetari i Kuvendit duhet t’i kryejë detyrat e tij si përfaqësues i Kuvendit dhe jo të përdorë shefin e kabinetit për të sulmuar deputetëve”, ka thënë Gashi, përcjell Periskopi.

“Mbledhja dështoi për shkak se kryetari i Kuvendit kishte marrë me vete shefin e kabinetit që ka bërë shkelje të detyrave. Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent, kryetari nuk dëgjoi dhe mbledhja dështoi. Shefi i kabinetit ka thënë të vërteta të pjesshme duke tentuar të denigrojë deputetët e Kuvendit. Asnjëherë nuk mundet që përfaqësuesi i një organi kolegjial, të shtramojë faktet. Kërkesa jonë nuk u plotësua, andaj dështoi mbledhja e kryesisë”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit