3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Arben Gashi tregon se a do të heqin dorë deputetët e LDK’së nga kompenzimi për naftë

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se është çështje individuale e deputetëve të partisë nëse duan të moskompenzohen për udhëtimet e tyre në seanca e komisione.

Gashi në një prononcim për Gazetën Express tha se LDK-ja për çështje politike merr vendime grupore dhe jo për çështje administrative si kjo e rregulluar me rregulloren e Kuvendit, pasi s’është parti e mendimit të masave kolektive sikur Vetëvendosje.

- Advertisement -

67 deputetë të Kuvendit kompenzohen për udhëtime nga qytetet e tjera për në Kuvend, 36 nga ta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas publikimit të këtyre shpenzimeve deputetët e VV-së vendosën që vullnetarisht të tërhiqen nga kompenzimi i udhëtimit.

Për këtë çështje shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi tha se është çështje individuale e secilit dhe se është shkelje e të drejtave të deputetit nëse u imponohet ky vendim si Grup Parlamentar.

- Advertisement -

“S’është çështje e vendimit të Grupit Parlamentar kjo, është çështje e vendimeve individuale e deputetëve, atyre pse ju takon është e drejtë e tyre nëse duan me shfrytëzu të drejtën apo jo. Nuk mundem unë me ua imponu me vendim të grupit parlamentar, mendoj se është shkelje e të drejtave të tyre nëse unë ua imponoj. Vetëvendosja është parti e mendimit të masave kolektive që nuk përshtatet me mendimin politik të LDK-së. Vendimet janë individuale dhe përgjegjësia është individuale në këtë rast”, tha Gashi.

Ai tha se problemi me kompenzimin e udhëtimit të deputetëve që përcaktohet me rregullore është nëse kanë ndodhë vërtetë udhëtimi i deputetëve apo jo nga qytetet e tjera.

- Advertisement -

“Këto janë shpenzime të udhëtimit të deputetëve, nëse nuk banojnë në Prishtinë dhe me një vendim të kuvendit është vendosë që të kompenzohen. Problemi është te mënyra se si e ka ndërtu diskursin Vetëvendosja, e para dhe e dyta a kanë ndodhë vërtetë ato udhëtime apo jo. Nëse vërtetë udhëtimi ka ndodhë nga pika A tek pika B dhe rregullorja e parasheh që deputeti kompenzohet ajo nuk është problem, por nëse udhëtimi nuk ka ndodhë e deputeti ka deklaru kjo është problem. Tërheqja nuk është zgjidhje, zgjidhja është masa administrative dhe masa politike për mashtrim ose deklarim të rrejshëm. LDK për çështje politike ka vendime grupore kurse për çështje individuale është e drejtë individuale”, tha Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit