-1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arben Vitia bën publike masat e reja lehtësuese duke filluar nga data 4 Maj

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka bërë me dije për publikun masat e reja lehtësuese prej datës 4 Maj.Vitia ka theksuar se prej 3 ditësh numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve.

- Advertisement -

“Tani jemi në një situatë ku mesatarja e infektimeve na lejon të lehtësojmë disi masat kufizuese. Me masat e reja synojmë të fillojë të funksionalizojmë disi edhe ekobnominë.

Heqjen e kufizimeve do ta bejme ne tre faza. E para nga 4 Maj deri ne 18 Maj pra lëvizja do të jetë nga 1.5 deri në 3 ore dhe hapan ndërtimtaria, zyret e konsulencës, bizneset e vogla. Faza e dytë 18 Maj 1 qershor, masat varen nga rekomandimet e IKSHPK-së. Nëse nuk kemi rritje të rasteve atëherë do të ecim përpara, nëse ka infektime atëherë do të detyrohemi të kthehemi prapa” tha Vitia raporton Gazeta Blic.

Vitia këtë vit tha se do të ketë kuzizime edhe sa i përket tubimeve.“Do të bëjmë fejesa, dasma ,cermoni mortore por nuk do të tubohen shumë njerëz , do të mbahen dorezat maskat dhe largësia fizike.

- Advertisement -

Data 4 maj nuk është data kur kthehemi në normalitet por do të bëjmë disa hapa përpara, prandaj distancë dhe higjienë. Masat e reja do të jenë në përputhje me normalitetin e ri, dhe vetëm ju qytetarë të nderuar do të bëni të mundur që mos të ketë rritje të numrit të të infektuarve “tha Vitia para mediave .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit