1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Arben Vitia porosit 230 mijë euro vetura luksoze

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Arben Vitia, ka vendosur që të shpenzojë hiq më pak se 230 mijë euro, për të blerë tetë vetura luksoze, për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Në tenderin për njoftim të kontratës të cilën e ka siguruar Gazeta Infokus, vërehet tendenca e luksit të tepruar në specifikacionet e kërkuara në dosjen e tenderit.

- Advertisement -

Thirrja për pjesëmarrje në këtë tender është ndarë në dy lote.

Në kërkesat e specifikacioneve të tenderit është kërkuar edhe fuqia e motorit, kubikazhi, e për çudi edhe lloji i derivateve benzin.

- Advertisement -

Në lotin e parë po ashtu kërkohet edhe që ngjyra e veturave të jetë metalike apo e bardhë.

Zakonisht përfolja për kurdisje të tenderëve mendohet se përcaktohet në specifikacionet teknike, për çka nuk mund të vërtetohet në fazën e parë të shpalljes së këtij tenderi.

- Advertisement -

Në vazhdim mund të gjeni njoftimin për kontratë të Ministrisë së Shëndetësisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit