0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arben Vitia: Qysh mbrëmë e kam menduar dorëheqjen

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia para gazetarëve ka thënë se rastin i djeshëm i vdekjes së 26 vjecarit i cili kërceu nga kati i pestë i konvikteve e ka bërë të mendoj të jap dorëheqje dhe se këtë po e mendon edhe tani, por se ai duke pasru parasysh situatën aktuale dhe emergjencën në të cilën ndodhet vendi, do të punoj deri në zbardhjen e këtij rasti kaq të rënd, që ndodhi në Qendrën e Studentëve.

- Advertisement -

Tutje Vitia bashkë me sekretarin e Ministrisë kanë thënë se nuk kanë poseduar asnjë dokument i cili do të dëshmonte se i i ndjeri kishte probleme shëndetësore.

“Nuk kemi pasur ndonjë dokument që do të vërtetonte për ndonjë sëmundje të tij”, ka thanë sekretari i MSH-së.

Në këtë konferencë për medie , ministri Vitia i shoqëruar nga sekretari i ministrisë, ka deklaruar se për rastin e vdekjes së 26 vjecarit në karantinë, në Qendrën e Studentëve, do të kërkojnë raport nga cdo institucion, i cili ka qenë përgjegjës për kthimin dhe organizimin e kthimit me 2 maj të të riatdhesuarve nga Gjermani për në Kosovë, për të parë se si ka ndodhur ky rast.

- Advertisement -

Ndryshe ditën e djeshme një 26 vjeçar u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7, ku si pasojë nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Emergjente.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit