Me ardhjen e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit në Kosovë kanë filluar të krijohen edhe kolona në vendkalimet kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 600 metra, hyrja në Kosovë përmes kësaj pike bëhet nga 90 deri në 120 minuta.
Kolona kanë filluar të krijohen edhe në pikën kufitare me Serbinë në Merdar. Për të hyrë në Kosovë kolona e automjeteve është deri në 100 metra.
Në pikat e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë nuk raportohet për pritje dhe kolona.