-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ardian Hoxha, ndërmarrësi i cili synon 100 miliardë dollarë kapital për 30 vjet

Rekomandime

I ftuar në Cult këtë javë ishte Ardian Hoxha, biznesmeni i cili drejton kompani të njohura në vendin tonë të cilat kanë të bëjnë me arsim, ushqim, argëtim e shumë çka tjetër.

- Advertisement -

Ardiani tha se për 30 vite synon një kapital prej 100 miliardë dollarë, ndërsa tash i kanë mbetur edhe 28 vite deri në atë kohë.

“Këtë vendim e kam marrë me 27 shtator të 2018, kështu që më kanë mbetur edhe 28 vjet e 10 muaj. Realisht unë e kam marrë një vendim, ia kam caktuar vetës një qëllim dhe e kam qëllim të shkruar që për 30 vite prej asaj dite do t’i mbërrijë 100 miliardë kapital apo network në anglisht dhe i kam nda në tre dekada. Në 3-10-vjeçar, që në fund të 10 vjeçarit të parë t’i fitoj 100 milionë që besoj që shumë ma shpejt i mbërrijë, në fund të dekadës së dytë, 1 miliard që prapë besoj që shumë ma shpejt i mbërrijë dhe pastaj në 10 vjeçarin e fundit deri në 100 miliardë dhe pse e them këtë e them se e shohim edhe na që shumë e kanë mbërri, do të thotë nëse dikush e ka mbërri është e arritshme”, tha ai.

Duket se biznesmeni i njohur në vendin tonë, po inspirohet nga yjet shqiptarë të cilët kanë arritur të jenë të suksesshëm kudo në botë.

- Advertisement -

“Unë besoj fuqishëm se edhe me njërën nga kompanitë do ta thyejmë kufirin e miliardave. Por në këtë rrugëtim jam i bindur që më së largu në këtë dekadën e dytë do të vi më një ide që do të jetë prej këtyre ideve më të mëdha të botës. E për me ma lehtësuar, se do të thotë unë që shumë vite e them këtë që ka me arrit shumë sukses dhe që krejt njerëzit realisht mund të arrijnë sukses pa marrë parasysh moshës, nivelit, gjinisë, fesë, statusit financiar, edhe ata që janë në minus munden me arrit këtë. Për me ma lehtësuar janë, Dua Lipa, Rita Ora, Majlinda Kelmendi, Geta Beqa, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Era Istrefi, Bebe Rexha”, tha Hoxha.

Ardiani drejton shumë kompani si në arsim, ushqim e argëtim, por nëse flasim për kompaninë që ka më shumë vlerë, ai e vlerëson të parën Amerikan School of Kosovo, ndërsa potencialin më të madh të bizneseve që Hoxha drejton është Green and Protein.

- Advertisement -

“Na së pari në familje lindim si argjendarë, por nuk merremi për momentin me këtë, as vëllezërit dhe as motrat, kështu për vlerë si kontribut mendoj se ASK është më e rëndësishmja sepse është mision dhe e kam në zemër. Prej biznese që tash i udhëhiqi me potencialin më të madh e që realisht ka kompani që janë si modeli jonë por janë modele më të dobëta me të thjeshta është Green and Protein. Është një kompani në Amerikë quhet Sweet Greens, janë më 70 lokacione dhe vlera e kompanisë është 1 miliard dollarë. 70 pika besoj që brenda tri viteve i mbërrijmë edhe ne nëpër Evropë dhe pastaj futemi në tregun në Amerikë dhe besoj që me atë besoj e kalojmë vlerën 1 miliard dollarë si kompani”, tha ai.

Ndryshe Ardiani drejton edhe njërën nga diskotekat më të njohura në vendin tonë “Duplex Premium”.

Duke pasur parasysh që në Kosovë kemi kohë edhe për punë, edhe për t’i vizituar këto vende, Ardian Hoxha tregon se pikërisht kjo është njëra ndër arsyet që dëshiron të jetojë në Kosovë e të bëjë biznes në vende tjera të botës.

“Në fakt unë mendoj që do të bëjë biznes globalisht edhe në Amerikë, Japoni dhe krejt botën, mirëpo për të jetuar do të jetoj në Kosovë. Pse? Sepse është vend i vogël, është vend ku mundesh të punon shumë, edhe me u kënaq shumë, edhe me i kryer disa punë brenda ditës, edhe me pas punë në një kafe, me pi kafe edhe me dal natën me u zbavitë. Mendoj se asnjë vend i botës nuk t’i ofron këto përveç Kosovës”, tha ai. /KP/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit