4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ardian Kastrati për Besnik Bislimin: Prej që ka ardh ky këtu, nuk po i kqyri “Stupcat”

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike, Ardian Kastrati ka thënë që Qeveria Kurti e ka sjellë terrin në Kosovë.

“Terrin nuk e gjetët mes jush, por e sollët ju terrin”, u tha Kastrati pozitës, në seancën ku po diskutohet për krizën energjetike në vend.

- Advertisement -

“Sot është situatë shumë e qartë. Ka terr dhe terrin nuk e gjetët mes jush por e sollët ju terrin, sepse nga 2008 e tutje s’ka pas reduktime. Ka pasur ndonjë avari, prishje por terrin e keni sjell ju, nuk e keni gjet mes jush, kjo është e sigurt”, ka thënë ai.

Më tutje, ai tha se Qeveria është duke kukatur sikur bebet dhe se po fajëson qeveritë e kaluara për situatën e krijuar me rrymë.

“Bizneset janë me gjenerator, njerëzit vuajnë në të ftohtë. Ju kukatni. Jeni bërë Qeveri e kukamave sikur ato bebet ‘ve, ve çfarë keni bërë që 20 vjet, ve, ve që 20 vjet’. Në këtë situatë emergjente njerëzit kanë nevojë për zgjedhje”, deklaroi Kastrati.

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së tha se Qeveria ka mundur që të kontraktojë rrymën qysh në muajt e verës.

“Keni mujt në verë me kontraktua blerjen e rrymës siç e kanë bërë qeveritë përreth. Keni dështuar në afatshkurtër, po dështoni në afatmesme. Jeni para një zgjedhje ose terr, ose me qajtë ‘ve, ve’, ose me e rritë çmimin e rrymës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai foli edhe për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, teksa të njëjtin e quajti hipokrit të pa konkurrencë.

“Përveç kësaj dini edhe për ato projektet afatgjate me një hipokrizi të pakonkurueshme dini t’ i arsyetoni se jo gazi amerikan nuk vjen as një litër, që i matke Besnik Bislimi që është një hipokrit i pakonkurueshëm, dhe dorën në zemër prej se ka ardhur ky këtu më nuk po i këqyri ‘Stupcat’ dhe i kërkojë falje Vedatit por ky po i bën shumë konkurrencë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit