-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Arianit Koci me kritika të forta për Specialen: Çfarë po ndodh me aktakuzën e presidentit Thaçi, një popull i tërë po mbahet peng!

Rekomandime

Avoakti, Arianit Koci, me anë të një shkrimi në Facebook ka kritikuar Dhomat e Specializaura për mungesën informacioni sa i përket aktakuzave në rastin e presidentit Thaçi.

Koci thotë se tashmë ky afat 6 mujor ka përfunduar dhe se presidentit Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut.

- Advertisement -

“Qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre” shkruan Koci në Facebook.

Postimi i plotë:

Nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të të Kosovës, e as ndaj z. Hashim Thaçi si individ, me faktin që Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodh me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020.

- Advertisement -

Afati gjashtë mujor ka skaduar!

Një popull i tërë po mbahet peng!

- Advertisement -

Në anën tjetër, z. Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale.

Po bëhen dhjetë vite që kur kanë filluar hetimet – njëherë nga senatori Dick Marty, e pastaj nga task forca e ambasadorit Clint Williamson.Qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre.

Përndryshe, do të humbet besimi ndaj kësaj gjykate.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit