-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arifi: Ne duam bashkim me Kosovën, por duhet pyetur Albinin, Hashimin, Kadrinë e Ramushin a na mirëpresin

Rekomandime

Ish-kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur rreth asaj nëse e sheh idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje finale mes dy shteteve.

Airifi ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës qysh në vitin 1992 përmes Referendumit kishin shprehur qartë dëshirën e tyre për t’u bashkuar me Kosovën.

- Advertisement -

“Ne e kemi një referendum të 92-ës, ku 99 % është votuar për të pasur të drejtë vetëvendosje dhe të drejtë për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës”, ka thënë Arifi.

Ai thotë se një referendum të tillë s’ka mundësi ta anulojë askush dhe se çdo parti politike në Luginë vepron mbi bazën e një referendumi të tillë.

Arifi tutje potencon se duhet vetëm të bëhet konstekualizimi i një çështje të tillë dhe shton se e kanë të qartë që një gjë e tillë nuk ndodh pa mbështetjen ndërkombëtare.

- Advertisement -

Por thotë se para se çështja të shkojë tek ndërkombëtarët, duhet pyetur liderët politik në Kosovë nëse dëshirojnë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

Kur e thekson këtë, Arifi shton se përgjatë 20 vjetëve të fundit s’ka parë seriozitet nga ana e Kosovës për një dëshirë të tillë të shprehur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

- Advertisement -

“Para se të shkojmë tek ndërkombëtaret, duhet ta pyesim maspari Albinin, Hashimin, Kadrinë, Ramushin e të tjerë, a janë për këtë. Ne s’mund ta realizojmë fundi fundit, duhet pasur një vullnet të mirëpritjes. Dhe në këtë aspekt çfarë kam mundur të analizojë, 20 vitet e fundit s’ka pasur një seriozitet ndaj vendimit tonë për t’u bashkangjitur me Kosovën”, , ka thënë Arifi në ATV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit