Banorët e fshatit Billushë të Prizrenit, janë ankuar se kanë probleme me një ari, që po shfaqet gati natë për natë në oborret e tyre.
Përveç që po i frikëson fëmijët e banorët tjerë, ajo edhe po dëmton ekonomitë e tyre, duke i prishur vreshtat e qershitë.
Komuna premton se pas ankesave do të intervenoj për ti siguruar banorët. Ndërkaq, në hall janë edhe me gjarpërinjët, dy prej të cilëve u xhiruan duke u ciftëzuar në mes të rrugës, gjatë së hënës.