2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Arma me lazer bën “vrasjen” e parë, një ditë mund të rrëzojë avionë e raketa hipersonike

Rekomandime

Si në një skenë nga një film fantastiko-shkencor, Britania ka kryer testin e parë të prototipit të ri “DragonFire”, armës me lazer, me vlerë 100 milionë paund.

- Advertisement -

Arma, e cila një ditë mund të përdoret për të asgjësuar avionët luftarakë, anijet luftarake, madje edhe raketat hipersonike, ka shkatërruar një dron rreth 2 milje larg.

Drejtuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe, shkruan “Daily Mail”, janë shprehur se kjo armë do të revolucionalizojë luftën e së ardhmes, pa përdorur municione. Në vend të tyre, arma rrezen e padukshme 50 kW për të goditur objektivat e vegjël deri sa një monedhë që mund të udhëtojnë me shpejtësinë e zërit.

Arma përdori pasqyrat e saj lazer me fuqi të lartë për të përqendruar nxehtësinë në një pikë, duke bërë që droni në shpërthente në flakë. Edhe pse ky test është vlerësuar si shumë i suksesshëm, DragonFire është ende shumë kohë larg për t’u bërë pjesë e ushtrisë.

- Advertisement -

E ndërtuar nga shkencëtarët britanikë, sipas projektuesve të DragonFire, armët e teknologjisë së lartë kanë një saktësi të jashtëzakonshme.

Testi i parë u zhvillua në poligonin Porton Down të Ministrisë së Mbrojtjes në Wiltshire.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit